Continue to Netlog

more seconds

GenntaKabashi

female - 19 years, Prizren
417 visitors

Blog / *** Lëre të shkojë ***

Monday, 6 February 2012 at 16:27

Iku një ditë? Lëre të shkojë. U largua pa të thënë përse? Lëre të shkojë. Të la vetëm dhe shkoi të gjejë prehje diku tjetër? Lëre të shkojë . . . Mos e lër të të shoh kokëulur. Mos e lër të mësojë se ti po qan për të. Mos e lër të dëgjojë se ti nuk mundesh pa të. Kështu vetëm kënaq egon e tij . . . A ja vlen ti japësh kaq shumë rëndësi vetëm një personi? E di, janë kujtimet që të vrasin. Ruaji ato, nuk po të them ti harrosh. Por mos jeto për to. Kujtoji kur të duhet të kuptosh se ku ke gabuar . . . Do të dashurosh përsëri. Madje edhe më shumë. Do të gëzohesh përsëri. Madje edhe më shumë. Lëre të shkojë . . . Shiko përreth teje sa shumë dashuri ke. Sa njerëz të duan dhe vuajnë me ty. Sa njerëz trishtohen se ty po te del një lot mbi faqe. Dhe sa dëshirojnë ato që ti të jesh ajo e dikurshmja. Bëje për veten. Bëje për ato. Lëre të shkojë . . . .


|

Comment

You need to log in to post a comment. If you don't have an account yet, register now!
Your rating: 0
no rating